LATEST NEWS
EVENTS
Mbledhja e Keshillit Konsultativ te Biznesit


Sot me date 18.03.2009 ora 18.00 prane ambjenteve te Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes (METE) u zhvillua mbledhja e rradhes se Keshillit Konsultativ te Biznesit (KKB) duke ndjekur kete rend dite:

1. Analiza vjetore e veprimtarisë së KKB-së për vitin 2008.
2. Projektbuxheti i KKB-së për vitin 2009.
3. Të ndryshme

1. U diskutua mbi raportin vjetor te KKB-se, per vitin 2008. Kryetari i Keshillit Konsultativ te Biznesit Z. Genc RULI beri nje permbledhje te punes se ketij Keshilli i cili shenon vitin e katert te krijimit. Gjithashtu u vleresuan mendimet dhe sugjerimet e ketij Keshlli qe kane ndikuar ne permiresimin e kuadrit ligjor i cili ka qene objekt diskutimi ne KKB. Nga te gjithe anetaret pjesemarres ne kete mbledhje u shprehen disa mendime dhe sugjerime mbi permiresimin e funksionimit te KKB-se dhe u vendos qe kontributet e pa paguara gjate vitit 2008, te mbarten nga viti 2008 dhe ti kalojne buxhetit te vitit 2009. Ne kete mbledhje u prezantuan anetaret e rinj perfaqesues te organizatave te biznesit te cilet do te perfaqesojne keto arganizata per nje periudhe 2 vjecare.

2. U vendos miratimi i projektbuxhetit te KKB-se per vitin 2009, te cilit ju shtuan si te ardhura per tu arketuar kontributet e pa paguara qe mbarten nga vitit 2008.

3. Lidhur me kete pike te rendit te dites u diskutua mbi problematiken qe shqeteson komunitetin e biznesit si dhe u dhane mendime per permiresimin e metejshem te kuadrit ligjor ekzistues ne Shqiperi.

Mbledhja u drejtua nga Kryetari i KKB-se Z. GENC RULI, dhe moren pjese, Zevendesministri i Ekonomise Z. Enno BOZDO, Zevendesministri i Financave Z. Florjan MIMA, si dhe shumica e anetareve: Ilir ZHILLA, Viola PUCI, Gjoke ULDEDAJ, Fatos HODAJ, Elvin MEKA, Genc BOGA, Luan LEKA, Zenel HOXHA, Petrit METOHU, Enyal SHUKE, Selim BELORTAJA, Arjan LESKAJ, Hajredin FRATARI.